Deputeti i zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë me Astrit Gashin.
Tahiri ka deklaruar se profili i tij politik bazohet në energji, guxim dhe entuziazëm për ta mbrojtur dhe përfaqësuar PDK-në, si dhe për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës, jo vetëm sot, por edhe në dekadat e ardhshme.
Ai theksoi se angazhimi në politikë për të është një mision personal dhe shpirtëror, i lidhur me ambicie, përkushtim dhe përgjegjësi afatgjate.
Ndër të tjera, Tahiri foli edhe për vendosjen e tabelave të reja në hyrje të qytetit, duke u mospajtuar me mënyrën si janë vendosur ato. Ai thotë se ka qenë mjaft mirë vetëm “Mitrovicë”.
“Tabela veç Mitrovicë ka qenë, unë jam mitrovicali, nuk ndahemi i jugut e veriut”, ka thënë deputeti.






