Një aksident tjetër trafiku ka ndodhur rreth një orë më parë në Mitrovicë, përkatësisht afër “Villa Lux”.
“Mitropol” mëson se këmbësori S.B është goditur nga një veturë.
Rasti është konfirmuar për “Mitropol” nga zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu.
Fazliu tha se personi që u dërgua për trajtim në spital, për momentin po i bëhen disa ekzaminime.
Ndryshe, sot edhe një 76 vjeçar që u godit nga makina në Zhabar.







