Vetëplagoset 13 vjeçari kosovar, është në gjendje të rëndë

Publikuar më:

Një 13 vjecar është vetëplagosur në orët e mesditës në qytetin e Gjakovës. I njëjti është në gjendje të rëndë dhe pasi është trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë “Isa Grezda”, është transportuar në QKUK.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot më datën 02.11.2021 rreth orës 15:33 kemi pranuar një informatë se ne emergjencën  e Spitalit Rajonal ” Isa Grezda”  një person i moshes 13 vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor. Patrulla ju ka përgjigjur informatës dhe me te arritur ne spital ka  kuptuar se gjendja shëndetësore e tij  eshte e renduar  dhe i njejti eshte derguar për trajtim te mëtutjeshme ne Prishtine. Sipas informatave fillestare dyshohet se viktima eshte vetë-plagosur me armë zjarri. Të gjitha njësitet relevante policore ju kane përgjigjur rastit”, tha ai.

Gjurkaj ka shtuar se rrethanat e rastit janë nën hetim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.