Pamje të rënda, një fëmijë kosovar goditet nga vetura, shpëton mrekullisht

Publikuar më:

Një fëmijë është goditur nga një veturë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Pas përplasjes nga vetura, fëmija ngrihet në këmbë dhe largohet pak nga vetura, derisa qytetarët që janë në afërsi të vendit të ngjarjes shkojnë për t’i dalë në ndihmë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruarse aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mark Dizdari”, në orën 12:30.

“Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Mark Dizdari”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori,  ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.

Më poshtë gjeni pamje nga momenti i aksidentit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.