Lirimi i përkohshëm i Thaçit, Policia e Kosovës i kthen përgjigje Gjykatës Speciale

Publikuar më:

Mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati Gregory W. Kehoe ka kërkuar udhëzime nga gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou, lidhur me hapat që duhet ndjekur rreth kërkesës për lirim të përkohshëm të Thaçit dhe të tjerëve.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve, avokati Kehoe ka thënë se duket që ka ende shumë kohë deri në fillimin e gjykimit, andaj ka kërkuar udhëzime se cilat rrugë duhet ndjekur për të proceduar çështjen e lirimit me kusht.

Ai ka theksuar se tashmë ka një përgjigje nga Policia e Kosovës e cila është në proces të përkthimit.

“Do të doja t’u kërkoja juve se çfarë rruge duhet të ndjekim ne sa i takon kërkimit të lirimit të përkohshëm. Kemi një përgjigje nga policia që është në proces përkthimi, kemi një proces të tillë që ju e dini deri në çfarë pike ka shkuar, kështu që duam të kërkojmë mendimin tuaj se çfarë rruge të ndjekim ne për të kërkuar për lirimin e përkohshëm të tyre sepse duket që ka goxha kohë derisa të fillojë procesi i gjykimit”, ka thënë mbrojtja e Thaçit, shkruan KP.

Por, gjyqtari Guillou ka thënë se një çështje të tillë ai mund ta parashtrojmë me shkrim meqë konferenca e sotme nuk e ka në rend dite një diskutim të tillë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.