Rezultatet për Kuvend Komunal, kush po prin në Skenderaj

Publikuar më:

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skënderajt, Fadil Nura, ka fituar që në raundin e parë në zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Ai ka marrë 57,99% të votave, duke shmangur mundësinë e edhe një gare me Bekim Jasharin, kryetarin aktual, i cili ka arritur t’i marr 40,64% vota, kur janë numëruar 98,41% e tyre.

Edhe me votat për Kuvend Komunal, PDK-ja prin bindshëm, kur janë numëruar 77,84% të votave. PDK-ja deri tash ka marrë 54,07% të votave.

Nga numërimi i votave të deritashme për Kuvend Komunal, Lista e Bekim Jasharit radhitet e dyta, por dukshëm me më pak vota sesa PDK-ja. Lista e tij ka arritur t’i fitojë 31,20% të votave për Kuvend Komunal, kur kanë mbetur jo edhe shumë vota të panumëruara.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.