“Ku je o Mark?!” – fillojnë shakatë në internet për pronarin e Facebookut

Publikuar më:

Mark Zuckerberg është në qendër të debatit momentalisht në Twitter pasi që Facebook dhe dy kompanitë Instagram dhe Whatsapp kanë rënë nga përdorimi

Meme tashmë kanë përfshirë rrjetin tjetër sociale ku një person me emrin Siva ka pyetur në Twitter: Ku je Mark Zuckerberg?!

Aplikacionet e Whatsapp dhe Instagram po ashtu janë në pronësi të Facebook dhe po ashtu edhe ato nuk janë duke funksionuar.

Më shumë se 150 000 mijë njerëz kanë raportuar se nuk kanë akçes në Facebook, Instagram apo WhatsApp për më shumë se një orë e gjysmë, ka shkruar Downdetector që monitoron këtë gjë.

Shumë njerëz e kanë shfrytëzuar Twitterin, i cili vazhdon të jetë efektiv, për të folur për këtë situatë, duke krijuar meme dhe lojëra fjalësh për këto rrjetet sociale dhe për CEO-në e tyre, Mark Zuckerberg.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.