Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka deklaruar se subjekti i saj politik i ka siguruar numrat për formimin e Qeverisë, por ka refuzuar të zbulojë me cilën parti opozitare mund të jetë arritur marrëveshja.
Pacolli është pyetur nëse VV-ja ka numrat e nevojshëm për krijimin e Qeverisë dhe me cilën prej partive opozitare mund të ketë bashkëpunuar për këtë qëllim.
“Shikoni, nëse ne nuk do t’i kishim numrat për Qeverinë, a do të kishim insistuar me kalu në fazën kur kemi vetëm 15 ditë për ta formuar Qeverinë? Unë nuk mund t’i jap emrat me kë i kemi numrat,” tha Pacolli.
Këto deklarata vijnë në kohën kur vendi po përballet me ngërç institucional, për shkak të mungesës së konsensusit politik për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
VV-ja, si partia fituese e zgjedhjeve, është duke u përpjekur të sigurojë shumicën parlamentare, ndërsa emrat e partive me të cilat mund të ketë arritur dakordim mbesin të paqarta