Shenoll Muharremi kritikon ministrin Hekuran Murati për bllokimin institucional dhe dështimet ekonomike

Publikuar më:

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe partinë në pushtet, duke i cilësuar si përgjegjësit kryesorë për bllokimin e institucioneve thelbësore të shtetit dhe për humbjet e mëdha financiare që po i shkaktohen vendit.

Sipas Muharremit, menaxhimi i dobët dhe vendimet e marra për qëllime elektorale kanë çuar në dëme të konsiderueshme për ekonominë. Ai thekson se Murati, pa ndonjë planifikim dhe me qëllim përfitimesh politike, ka ndarë 70 milionë euro nga buxheti i shtetit në formë pagesash nga 100 euro për votuesit, ndërkohë që në momentet kyçe, kur qytetarët dhe bizneset kishin nevojë për mbështetje për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe valën e re të inflacionit, nuk është ndërmarrë asnjë veprim domethënës.

Muharremi nënvizon se kjo qasje jo vetëm që po i varfëron qytetarët, por edhe po e çon ekonominë drejt rrënimit.

Postimi i plotë:

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe partia e tij kanë përgjegjësinë më të madhe dhe kryesore pse janë blloku institucionet thelbësore të shtetit dhe pse po humbim miliona euro e ekonomia po na shkatërrohet. Po i njejti për arsye elektorale, me e korruptu votuesin, pa planifikim i ka nda 70,000,000 euro nga buxheti publik nga €100 për interesa partiake e kur ka qenë rasti me i ndihmu bizneset dhe famijet me shmang rritjen e çmimit të energjisë dhe një valë të re të inflacionit që i varfëron qytetarë nuk ka bë asgjë.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.