Gazetari Lirim Mehmetaj thotë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Jeta Xharra mbajnë përgjegjësinë kryesore për mosndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Sipas Mehmetajt, nëse ky projekt do të ishte realizuar, Kosova sot do të kishte një kapacitet prodhimi energjie prej 550 deri në 600 megavatë, duke i përmbushur nevojat e brendshme dhe duke eksportuar energji.
“Në vend të këtij punëtori që ta këput shpirtin, do të doja t’i shihja Vetëvendosjen e Jeta Xharren. Vetëvendosja dhe Jeta Xharra veçanërisht, e kombinuar edhe me disa akterë të tjerë, siç është mbetja jugosllave Luan Shllaku, janë fajtorët kryesorë pse Kosova sot nuk e ka Termocentralin “Kosova e Re”, i cili tashmë do të ishte i ndërtuar me kapacitet “550 deri 600 megavat”. Kjo nënkupton që Kosova sot jo vetëm që do të kishte energji elektrike për t’i plotësuar nevojat, por edhe do të eksportonte”.
Ai ka theksuar se fushata kundër këtij projekti është udhëhequr nga Vetëvendosja, Jeta Xharra dhe figura të tjera si Haki Abazi dhe Luan Shllaku.