Në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, rreth orës 22:00, të datës 21 qershor 2025, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dardanët” në Mitrovicë, me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.
Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit ‘Pistoletë ’ me shtatë fishekë. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A.R.,65 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuari i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.