Sëmuret Vuçiq, gjendja në Kosovë përmendet si arsye që e çoi në spital

Publikuar më:

Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Suzana Vasiljeviq, ka thënë se gjendja e tij nuk është e mirë dhe se për këtë është dashur të anulojë disa takime në ditët në vijim, shkruan B92 të mërkurën.

Ajo ka përmendur edhe gjendjen në Kosovë si arsye për përkeqësimin e shëndetit të Vuçiqit.

“Kështu që kemi vendosur, në fakt mjekët i kanë propozuar që të ndalet dhe të pushojë pak”, ka thënë ajo.

Një ndër ngjarjet e anuluara është edhe konferenca për 2-vjetorin e themelimit të Ballkanit të Hapur, që është dashur të nisë sot në Novi-Sad, e ku duhej të merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Gazeta “Danas” ka shkruar se kjo ngjarje është anuluar për shkak të tensioneve në Kosovë.

Kjo iniciativë për Ballkanin Perëndimor është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Po ashtu, sipas këshilltares së tij, Vuçiqi ka anuluar edhe takimet e sotme me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë në Beograd.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.