Një rast i vjedhjes është raportuar në veri të Mitrovicës, ku një qytetari i është marrë biçikleta nga hyrja e banesës ku jeton, ndërsa autori mbetet i panjohur.
Më 19 qershor 2025, rreth orës 15:00, M.N., 34 vjeçar ka paraqitur në polici kallëzim penal lidhur me një vjedhje që dyshohet të ketë ndodhur një natë më parë.
Sipas ankuesit, më 18 qershor rreth orës 21:00, ai kishte lënë biçikletën në hyrje të banesës në rrugën “Boro Stankoviq” në Mitrovicë të Veriut, mirëpo mëngjesin e së nesërmes e kishte vërejtur se ajo ishte zhdukur.
Vlera e biçikletës, sipas tij, është 120 euro, ndërsa personi apo personat përgjegjës për vjedhjen ende nuk janë identifikuar.
Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar iniciimin e procedurës për veprën penale “Vjedhje”.
Hetimet janë duke u zhvilluar nga njësia për hetimin e krimeve, ndërsa rasti mbetet i hapur.