Edhe pse me profesion është infermier në shërbimin e Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Besim Fejza nuk ndalet së kontribuari për institucionin ku punon.
Përveç angazhimit të tij profesional, ai vullnetarisht dhe jashtë orarit të punës ofron ndihmën si mjeshtër metali, duke rregulluar pajisje dhe ambiente teknike brenda QKMF-së – pa asnjë kompensim financiar.
Me përvojë të gjatë në punët teknike, Fejza ka ndërhyrë për të riparuar defekte në infrastrukturën e objektit, duke dëshmuar përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie ndaj komunitetit dhe kolegëve të tij.
Ky shembull i punës dhe përkushtimit është një dëshmi se vlerat e solidaritetit dhe profesionalizmit janë ende të gjalla në mesin e punonjësve të shëndetësisë.