Besnik Bislimi sot intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e mbetjeve shtazore

Publikuar më:

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me hetimet në lidhje me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Rasti është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale që përfshin marrëveshje dhe procedura të kryera brenda kësaj ministrie, e cila aktualisht udhëhiqet nga ministri në detyrë Faton Peci.

Si u zbulua skandali i fabrikës me mbetjet shtazore?

Periskopi kishte raportuar se fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore, që i ka kushtuar Kosovës mbi 8 milionë euro, e që nuk ka punuar asnjë ditë, i është dhënë për shfrytëzim në mënyrë të dyshimtë një operatori ekonomik. Asetet milionëshe, pajisjet përcjellëse, kamionët, prona dhe makineria iu dhanë një kompanie ekonomike vetëm 5 ditë pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shpalli tenderin – duke ngritur dyshime për një skemë korruptive, favorizimi dhe interesi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.