Dorëhiqet nënkryetari i VV-së në Skenderaj, Xhevat Nebihu

Publikuar më:

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Xhevat Nebihu, ka njoftuar dorëheqjen nga posti dhe largimin e tij nga partia. Përmes një postimi publik në rrjetet sociale, Nebihu tha se tashmë nuk është më pjesë e asnjë subjekti politik, duke sqaruar se vendimin e kishte menduar prej kohësh.

“Nuk jam më anëtar i asnjë partie, e as që kam dashur të jem,” shkroi ai, duke theksuar se ishte lutur që të anëtarësohej në VV dhe se pranoi vetëm për të kontribuar për të mirën e vendit dhe komunitetit.

Nebihu rikujtoi se kishte pranuar vetëm një herë të kandidojë për asamblenë komunale, ku doli më i votuari nga lista. Ai falënderoi të gjithë ata që i besuan votën, por bëri të qartë se nuk ka ndërmend të kalojë në ndonjë subjekt tjetër politik.

“Përkundër joshjeve që më janë bërë, nuk ka forcë që më bind të jem aty ku nuk është pastër,” shkroi ai, duke theksuar se vendimi për largim ishte i pavarur dhe i mbështetur në parime familjare dhe morale.

Ai u shpreh se do të vazhdojë të kontribuojë në shoqëri përmes profesionit të tij dhe se nuk do të pranojë asnjëherë ndonjë “librezë partie”.

Nebihu i bëri thirrje ndjekësve të mos bëjnë komente apo provokime të panevojshme, duke theksuar se çdo fjalë e tij ishte e sinqertë dhe e qëllimshme.

Dorëheqja e tij vjen pak muaj para zgjedhjeve lokale, duke lënë një boshllëk në strukturën lokale të VV-së në këtë komunë. Nuk dihet ende nëse dorëheqja e tij do të pasohet nga ndryshime të tjera në degën lokale të partisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.