Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dobroshec të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura me targa të huaja.
Sipas informatave të para, aksidenti ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Pritet që më shumë detaje të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve fillestare.