Kreu BDI Ali Ahmeti njoftoi se kia pritur Liburn Aliun në një takim mjaft miqësor. Në këtë periudhë kur Aliu s’shihet fort aktiv në LVV dhe publik e në periudhën para zgjedhjeve lokale e përplasjeve brenda koalicionit VVLEN, mund edhe të intepretohet si mesazh
Minisitri në ikje i infrastrukturës ishte në vizitë në Maqedoni, njoftoi kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti, i cili njoftoi në rrjete sociale që i përcolli me fotografi ku të dy shiheshin mjaft miqësor.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres ministrin e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu. Gjatë këtij takimi miqësor dhe të hapur biseduam për projektet e përbashkëta që lidhin vendet tona dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit rajonal.
Si gjithmonë, mbetem i përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në dobi të qytetarëve tanë.”
Ministri në ikje Aliu nuk ka qenë aktiv e as nuk ishte në listën e deputetëve të LVV në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai po ashtu ishte raportuar se është hetuar edhe për aferën e ambalazhuesve në ministrinë që e drejton.