Mirena i ‘irrituar’ me VV: Pse ma injoruat Sali Zybën në Suharekë? Të fortin e VV

Publikuar më:

Gazetari e komentatori politik Ilir Mirena, komentoi me ironi garën e brendshme partiake në LVV rreth nominimeve që shpërfaqë siç lë të nënkuptohet mangësitë e mungesën e kuadrove e figurave politike në nivelin lokal

Një figurë si Sali Zyba, një aktivist i moçëm u anashkalua nga një ish aktivist i AAK për zgjedhje lokale që gjasat janë do të dërrmohet nga kryetari aktual në zgjedhje shkruan Mirena.

“N’Suhareke VV’ja e paska marr nje ish-aktivist te AAK’se dhe paska vendos me e kandidu per kryetar te asaj komune. AAK’ja e qeverise kete komune qe disa mandate, me nje kryetar shume punetor e pa asnje shibel, e k’ta kqyrin me njerez te AAK’se me e rrzu po kete kryetar – Bali Muharremin. Nderkohe, VV’ja e ka njerin aty. Ma t’mirin, ma t’fortin. Salih Zybnë. Pse Zyben ma keni injoru kshtu kaq keq! T’fortin e VV’se! Çka ka lidhje qe heren e fundit as katuni i vet se ka votu. E meriton edhe nje shanse. Heren e pare ndoshta se ka kuptu katuni i vet”

Mirena s’la hapësirë për keqkuptime me talljen e tij duke shpjeguar në fund se konsideron se niveli i Zybës të cilin e konsideron një ‘karikaturë politike’ është i njejtë edhe në nivel qendror.

“Perndryshe, mendoj qe Zyba eshte nder figurat me qesharake te VV’se. Nje karikature politike qe ec n’dy kamb. Tash Mefa, Dimala, Ardiana e plote te tjere qe s’i njoh i bajne konkurrence, ama Zybua qendron larte ne kete hierarki…”

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.