Grenell e shpërndan postimin e Trump ku tha se “e ndali shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë”

Publikuar më:

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dhe Izraeli duhet të arrijnë një marrëveshje paqeje, duke marrë si shembull marrëveshjet e mëparshme përfshirë këtu edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në platformën Truth Social, ai ka theksuar se gjatë mandatit të tij të parë pati rol kyç në parandalimin e disa konflikteve të mëdha ndërkombëtare.

I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e presidentit Trump, ku përmendet Kosova dhe Serbia.

Trump ka shkruar në rrjetin e tij Truth Social se ai e kishte ndaluar mundësinë e eskalimit të situatës, derisa tha se ish-presidenti Joe Biden “e ka dëmtuar perspektiven afatgjate me disa vendime shumë të gabuara, por unë do ta rregull sërish”.

“Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin në përplasje të ashpra, siç kanë qenë për dekada me radhë, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova! (Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të gabuara, por unë do ta rregulloj sërish!)”, ka shkruar Trump.

Trump ka përmendur edhe konflikte të tjera si ai mes Egjiptit dhe Etiopisë, ku tha se se për shkak të ndërhyrjes së tij, vendet janë në paqe.

“Po kështu, do të kemi paqe, së shpejti, mes Izraelit dhe Iranit. Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani. Unë bëj shumë dhe nuk marr kurë merita për asgjë, por kjo është në rregull. Populli e kupton”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.