Ushtria izraelite ka vërejtur raketa të lëshuara nga Irani dhe u ka kërkuar qytetarëve izraelitë të drejtohen në strehimore mbrojtëse.
CNN raporton se stafi i tyre atje dëgjoi sirena sulmi ajror në Tel Aviv, si dhe shpërthime.
Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një deklaratë të dielën.
Sulmi i fundit iranian ndodhi teksa Izraeli bëri të ditur se po fillonte një “seri sulmesh” në Iranin perëndimor, duke synuar raketat tokë-tokë