Tragjedi në Pejë: Humb jetën ish-referenti i Gjykatës, dyshohet se u godit nga rryma elektrike

Publikuar më:

Një ngjarje tragjike ka goditur sot familjen Kasapi në Pejë. Shani Kasapi, ish-referent në Gjykatën Themelore të Pejës, ka ndërruar jetë në rrethana të rënda, ku dyshohet se është goditur nga rryma elektrike, para pak kohe.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Pejë, ku fillimisht është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipet e emergjencës kanë konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Policia dhe njësitë relevante kanë dalë menjëherë për ta ekzaminuar rastin, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Vdekja e tij po konsiderohet aksidentale, megjithëse hetimet janë ende në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.