Sami Lushtaku shkruan për vdekjen e ushtarit Driton Hajrizaj: La pas vepra të paharrueshme

Publikuar më:

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushatku ka shkruar për vdekjen e ushtarit të FSK-së, njëherësh ish-ushtarit të UÇK-së, Driton Hajrizi.

Lushtaku tha se rrugëtimi jetësor i Hajrizit dhe kontributi i tij në të gjitha etapat e forcave mbrojtëse flasin për një jetë në shërbim të kombit e të shoqërisë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të bashkëluftëtarit tonë, Driton Hajrizi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtar i TMK-së dhe FSK-së deri në pensionimin e tij, një atdhetar i palëkundur, aktivist shembullor dhe burrë i respektuar në mesin e shoqërisë”.

“Rruga e tij jetësore dhe kontributi në të gjitha etapat e forcave tona mbrojtëse flasin për një jetë në shërbim të kombit e të shoqërisë, duke lënë pas vepra e virtyte të paharrueshme për të cilat do ta kujtojmë gjithmonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajrizi, bashkëluftëtarëve, miqve e dashamirëve! U prehtë në paqe!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.