OVL e UÇK: Na dhemb zemra oj nanë Shqipni

Publikuar më:

Në një deklaratë për media, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thekson se “zemra i dhemb nënës Shqipëri”. Sipas saj, çdo cenim i flamurit të UÇK-së barazohet me cenimin e gjakut të dëshmorëve, të amanetit të tyre dhe të vetë lirisë për të cilën ata ranë.

Reagimi i plotë:

Na dhemb zemra oj nanë Shqipni.

Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre,preket liria për të cilën ata ranë.
Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë.

Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip.

Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt,për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, jo me mllef, por me zemër të thyer, kërkon ndjeshmëri e kujdes,sepse kjo nuk është politikë, është kujtesë,dhe kujtesa është e shenjtë.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.