Shqiptaro-amerikani dhe ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, ka reaguar për ndeshjen e futbollit në Shqipëri, duke vlerësuar qasjen dinjitoze të tifozëve shqiptarë dhe duke bërë thirrje për maturi dhe respekt.
“Përpos disa domateve të kalbura dhe shisheve të hedhura, gjithçka ishte me dinjitet,” ka thënë Lushi, duke shtuar se shqiptarët nuk duhet të bien në nivelin e tifozëve shovinistë serbë dhe të ushqejnë urrejtje.
Ai gjithashtu është ndalur tek reagimet e disa individëve nga Prishtina që u shprehën të pakënaqur me ndërhyrjen e policisë shqiptare për largimin e një flamuri të UÇK-së nga tribuna. Sipas tij, veprimi i policisë ishte i drejtë, pasi flamuri i UÇK-së është simbol që i përket fushave të betejës dhe nuk është i përshtatshëm për stadiume sportive.
Lushi ka rikujtuar gjithashtu rëndësinë jetike të Shqipërisë në historinë e UÇK-së: “Për ata që nuk e dinë – pa Shqipërinë nuk do të kishte pasur UÇK.”