Pensionohet Sami Kurteshi: A do t’i përfundojë mandati në KQZ apo presidentja Osmani s’do ta respektojë Ligjin e Punës?

Publikuar më:

Sot, në 5 qershor 2025, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, mbush 65 vjeç dhe arrin moshën e pensionimit. Sipas biografisë së tij, Kurteshi ka lindur në 5 qershor 1960, në Gjilan.

Por, ajo që mbetet e paqartë është nëse kjo do të jetë dita e fundit e angazhimit të tij në këtë institucion apo presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të respektojë Ligjin e Punës në Kosovës, raporton Periskopi.

Ligji i Punës në Kosovë, në nenin 67, parasheh kufizimin e marrëdhënies së punës, e cila duhet të ndërpritet kur i punësuari e mbush moshën e pensionimit, prej 65 vjeç.

Sipas Kushtetutës, KQZ-ja është organ i përhershëm dhe puna e këtij institucioni është e organizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm gjatë zgjedhjeve.

Kjo do të thotë se 11 anëtarët e KQZ-së që emërohen nga Presidenti i Republikës nuk janë anëtar të ngjashëm me anëtarët e bordeve të Agjencioneve tjera shtetërore që themelohen nga Kuvendi dhe që puna e tyre është e organizuar me orar të pjesshëm.

Përfaqësuesi i partisë së Albin Kurtit në KQZ, Kurteshi, është i njohur për sjelljet e tij arrogante në raport me mediat dhe sidomos për përplasjet e shpeshta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në shkurt të këtij viti.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.