Lavdërohet Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitin 2024

Publikuar më:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është lavdëruar me rritjen historike të pagave në sektorin privat gjatë vitit 2024, duke thënë se kjo është dëshmi e mbështetjes që qeveria e tij i ka dhënë ekonomisë.

Në një postim në rrjete sociale, Kurti tha se paga mesatare neto është rritur për 50%, ndërsa ajo bruto për 57%, krahasuar me vitin 2020. Ai theksoi se kjo është rritja më e madhe ndonjëherë brenda një viti dhe më e lartë sesa shtatë vjet të qeverisjeve të mëparshme të marra së bashku.

“Kjo rritje ka ndihmuar bizneset, punëtorët, shtetin dhe qytetarët,” tha Kurti, duke cituar të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.