A u tradhtua Limaj nga Kurti? Konfirmon se u dakorduan “gojarisht” për postin e kryeparlamentarit

Publikuar më:

Lideri i Nismës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj ka konfirmuar se është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Ai ka thënë se Albin Kuritit ia ka kërkuar postin e kryeparlamentarit.

“Kishim një dakordim gojor për këtë pozitë me Kurtin. Ai ka pas me shku me fol me strukturat e tij për këtë propozim”, tha Limaj.

Këtë dakordim, Limaj thotë se e kishin në fillimet e seancave për konstituimin e Kuvendit. Para propozimit të Albulena Haxhiut.

Por, sipas tij nuk kishin marrëveshje konkrete.

“Ne nuk kemi pas marrëveshje me shkrim”- thotë Limaj.

Tutje, Limaj tha se Kurti i ka ofruar poste ministrore të cilat i ka refuzuar kreu i Nisës.

“Ai dëshiroi partneritet. Kurti me ofroi me qenë pjesë e Qeverisë. Unë i kam thënë se Nisma nuk është e interesuar për Qeveri”, tha ai

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.