Të rinjt maturantë duke defiluar “kanë provokuar” disa të tjerë (shqiptarë) në një kafene – ka konstatuar Policia e Kosovë, për incidentit e ditëve të fundit në Mitrovicë të Veriut mes një zyrtari policor dhe një të riu. Kështu tha në një konferencë për media Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Hoxha tha se provokimet ndaj disa të tjerëve në kafene janë bërë përmes thirrjeve “Kosova është zemra e Serbisë” dhe përmes shenjës së tre gishtërinjve; dhe se në dritën e kësaj ka qenë reagimi i zyrtarit policor.
Në lidhje me atë që u pretendua të jetë gjakosje në pjesën e qafës, Hoxha tha se është thjesht ngjyrë nga ekzaminimet profesionale policore por edhe nga deklarata e të riut në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut.
Ndërkaq, për zyrtarin policor, tha që në mënyrë që i njëjti të evitojë “provokimet e mundshme” në veri të Mitrovicës, ai është transferuar në pjesën jugore.
Pjesë nga adresimi i Gazmend Hoxhës:
Policia e Kosovës dëshiron të sqarojë për publikun dezinformatat në mediat serbe për përdorim të dhunë së tepruar nga Policia e Kosovës.
Disa pjesëmarrës kanë provokuar disa në kafiteri me thirrjet “Kosova zemra e Serbisë” dhe shenjën me tri gishtërinj. Në këto rrethana me arsye për të mos patur përshkallëzim ka ndërhyrë pjesëtarët e policisë që kanë qenë të caktuar për mbarëvajtjen e procesit. Ka kërkuar të mos ketë provokime.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Janë evidentuar imazhet ku pretendohet të ketë gjak, është evidentuar se është ngjyrë. Ngjyrën e kishte pasur edhe para intervenimit të zyrtarit policor.
Ai në deklaratën e tij në stacion të policisë në prezencë të prindërit, e tij, ka thënë se shenja është bërë nga shokët e tij, me markerë.
Gjatë intervistës së tij ska pasur lëndime.
Në lidhje me veprimin e zyrtarit policor në rastin specifik do të trajtojmë me seriozitet të gjitha deklaratat dhe pamjet e sigurara në ato zona që të zbardhim çdo detaj.
Policia e Kosovës target i sulmeve hibrede që burimin e kanë Beogradin zyrtar.
Zyrtari jonë është transferu në Mitrovicën e Jugut me qëllim evitimi çfarëdo kontakti të mundshëm apo provokimi të mundshëm që do të mund të kishte ndodhur ditëve në vijim.