U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

Publikuar më:

Publicisti Artan Lame është ende në jetë, por në një gjendje shumë të vështirë shëndetësore.

Kështu ka treguar moderatori Blendi Fevziu në hyrje të emisionit të tij “Opinion”, ku tregoi se familja Lames ia kërkoi ta bënte këtë njoftim.

“Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot doli lajmi që iku nga kjo jetë, por ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, operacioni nuk e ka zgjuar, por është ende në jetë”

“Mjekët thonë se është e vështirë që ai të jetojë, por ai është ende në jetë. Ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëj këtë njoftim për një gjë që nuk ka ndodhur ende”, ka thënë Fevziu.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.