Gazetarja Jeta Xharra shprehet e zhgënjyer me mënyrën si u zhvillua intervista e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në transmetuesin publik.
Ajo thotë se nuk u shtruan pyetje për çështje kyçe për qytetarët, por për interesa të ngushta të RTK-së.
Reagimi i saj erdhi pas një postimi të Fadil Hoxhës, ish-kryesindikalist dhe tashmë pushtetar në RTK.
Në komentin e saj, Xharra e cilësoi intervistën si një akt “gojëm****”, duke lënë të kuptohet se gazetari nuk kishte shtruar pyetje sfiduese dhe kishte shmangur temat më të ndjeshme për publikun.
Në një replikë të përbashkët me ish-deputetin Visar Korenica, Xharra shkruan:
“E vertetë Visar! Intervista me Albinin ishte gojëm****! Asnje pytje psh per shtrejtimin e rrymes e kjo brenga kryesore e qytetarit, e permendi shtrejtimin ama vet u pergjigj, i tha diqysh “hajt se ski faj ti per shtrejtimin e rrymes” s’guxoj me ja shtru pytjen kryesore se pse vet ky kryeminister ka premtu qe s’ka me pas shtrejtim te rrymes!”.
Duke shtuar më tej kritikat, ajo thekson se gazetari kishte shmangur çështje me interes të gjerë publik, duke i dhënë përparësi interesave të brendshme të RTK-së.
“Parameno per shtrejtimin e rrymes nuk e pyeti gazetari ama e pyeti per rrogat e punetoreve te RTK-se, “kur po na i rrit” ! Pagujme na publiku per RTK, jo qeveria, e me pare tona bohen pytje qe nuk shtyjne interesa te qytetareve por pytje qe kqyrshin qysh me ja bo Kryeministrit sa ma livadh e sa ma rrafsh, pa kurfare sfidimi! Gazetari nenshtruese ishte ajo qe pame ne interviste!”.
Më vonë, Xharra përditësoi komentin e saj duke e karakterizuar intervistën si një akt të “shtrirjes së kurrizit”