Posta e Kosovës merr objektin që dikur e shfrytëzonte posta serbe në Veri

Publikuar më:

Posta e Kosovës ka filluar operimin në veri të vendit kohë më parë duke u vendosur në hapësirat e ndryshme në këtë pjesë të vendit.

Sot  zyret e Postes së Kosovës u vendosen edhe në një objekt të vogël që dikur përdorej nga Posta e Serbisë, shkruan Jepi zë.

Objekti i përzgjedhur për operimin e Postës së Kosovës ndodhet në një zonë të ndjeshme dhe me rëndësi të veçantë , ku më herët funksiononte një zyrë e vogël postare e Serbisë. Kjo lëvizje simbolike dhe funksionale përforcon përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar shërbime publike për të gjithë qytetarët, pa dallim vendbanimi.

Vendosja e Postës së Kosovës në këtë lokacion është një hap konkret drejt shtrirjes së sovranitetit dhe integrimit të plotë institucional në veri, duke i ofruar qytetarëve të asaj ane mundësinë për të përfituar nga shërbimet postare zyrtare të shtetit të Kosovës./ Jepi zë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.