Ujësjellësi “Mitrovica” hap 45 vende pune në veri

Publikuar më:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” Sh.A. ka shpallur konkurs për 45 vende të lira pune në njësinë operative në Mitrovicën Veriore, Zveçan dhe Zubin Potok, në kuadër të zgjerimit të shërbimeve dhe fuqizimit të kapaciteteve operacionale në këtë pjesë të vendit, shkruan “Jepi zë”.

Konkursi përfshin një gamë të gjerë pozicionesh profesionale dhe teknike, përfshirë role të rëndësishme si inxhinierë, ujëinstalues, operatorë dhe teknikë, si dhe pozita të nevojshme për funksionimin e përditshëm të kompanisë.

Pozitat e shpallura janë:

Pastrues/e – 2 pozita
Rojtar – 5 pozita
Shef i mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit – 2 pozita
Punëtor fizik – 4 pozita
Kanalizator – 6 pozita
Vozitës me kategorinë “C” (mjete të rënda) – 2 pozita
Ujëinstalues – 8 pozita
Eskavatorist – 3 pozita
Inxhinier përgjegjës – Hidroteknikë – 2 pozita
Operator/Dispeçer – 4 pozita
Dozues – 4 pozita
Axhustator/Teknik i makinerisë – 1 pozitë
Laborant – 2 pozita

Konkursi është i hapur deri më 2 qershor 2025. Të interesuarit ftohen të aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në zyrat e KRU “Mitrovica” Sh.A.

Për më shumë informacione dhe detaje mbi kriteret dhe aplikimin, klikoni në vegëzën zyrtare të konkursit:

🔗 https://www.kru-mitrovica.com/konkurset/

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.