Mitrovicasi ankohet se u mashtrua nga Qeveria: “Bleva klimë sipas ministrisë, por nuk më subvencionuan – vetëm më ngritën çmimin e rrymës”

Publikuar më:

Një qytetar nga Mitrovica ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me mungesën e subvencionimit për blerjen e klimës, ndonëse kishte ndjekur udhëzimet e Ministrisë për të përfituar nga programi i mbështetjes.

Qeveria e Kosovës, gjatë dy viteve të fundit, kishte ofruar subvencione për qytetarët që blinin pajisje efikase për ngrohje dhe ftohje – përfshirë klimat – duke subvencionuar një përqindje të kostos së tyre.

Kjo nismë kishte nxitur interesim të madh dhe shumë qytetarë kishin investuar në pajisje të tilla. Megjithatë, ndryshe nga vitet e kaluara, gjatë vitit 2024, një pjesë e madhe e qytetarëve nuk kanë përfituar nga subvencionimi.

“Kam aplikuar në tetor të vitit 2024, por deri më sot nuk kam marrë asnjë njoftim apo mbështetje,” tha qytetari për “Jepi Zë”.

Ai shprehet i zhgënjyer dhe i mashtruar, duke theksuar se përveç mungesës së subvencionit, po përballet edhe me çmime më të larta të energjisë elektrike.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.