Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mengjesit në fshatin Shtrubullovë të komunës së Drenasit, ku treni ka goditur një veturë në kalim hekurudhor në këtë fshat.
Sipas informacioneve të para të siguruara nga Drenica Sot, përveç dëmeve materiale të konsiderueshme, si pasojë e përplasjes është lënduar edhe ngasësi i veturës. Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po kryhen hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë kalimit në vendkalimet hekurudhore, për të shmangur incidente të tilla./Drenica Sot