Kurti: Në katër vitet e qeverisjes sonë punësimi u shtua duke arritur rritjen më të madhe ndonjëherë

Publikuar më:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar se sot Kosova ka qenë për herë të parë nikoqir i punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY), ku rinia e VV-së është votuar si anëtare vëzhguese e këtij Unioni.

Kryetari i VV-së Kurti ka shpërndarë fjalimin e mbajtur gjatë këtyre punimeve.

Në fjalën e tij Kurti tha se Kosova si vend pritës i këtij Këshilli është shembull i fuqisë transformuese të rinisë dhe i vendosmërisë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë.

Ai tha se gjatë mandatit të tyre katër-vjeçar punësimi u shtua duke arritur rritjen më të madhe ndonjëherë e pikërisht rinia ishte ndër përfituesit më të mëdhenj, raporton “Gazeta Blic”.

“U dyfishua numri i të të punësuarve: nga më pak se 29 mijë sa ishin në vitin 2021, në vitin 2023 ky numër iu afrua 61 mijë të rinj të punësuar, ku gjysma e punësimeve të reja ishin vajza. Përmes Platformës SuperPuna, për më pak se dy vite Qeveria punësoi mbi 14 mijë të rinj të moshës nga 18-29 vjeç, prej tyre më shumë se gjysma, saktësisht 51%, ishin vajza, që u punësuan në gjithsej 9,500 biznese vendore. Përmes programit Kosova Generation Unlimited janë ofruar edhe mundësi praktike për mbi 3 mijë të rinj, nga të cilat 59% janë vajza e gra, 12% nga komuniteti serb dhe 4% nga komunitetet tjera jo-shumicë” tha Kurti ndër të tjera në fjalën e tij raporton “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.