Hoxha: A ka ndonjë dallim mes Gërvallës e Brnabiçit?

Publikuar më:

 

Ish deputeti Sejdi Hoxha ka ngritur pyetjen nëse ekziston ndonjë dallim mes urrejtjes që shfaq zëvendëskryeministrja Donika Gervalla Schwarz dhe asaj që më herët ka shprehur ish-kryeministrja serbe Ana Brnabiç ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krerëve të saj që ndodhen në Hagë.

Sipas tij, përdoret pothuajse e njëjta gjuhë, e njëjta logjikë dhe e njëjta propagandë.

“Zonja Schwarz, ata që janë në Hagë nuk janë aty për kalkulime politike,” është shprehur Hoxha, duke theksuar se të akuzuarit ndodhen atje për shkak të betejës për liri — një luftë që ai e cilëson të drejtë dhe të pastër, e cila, sipas tij, nuk njolloset nga akuzat, por ndriçon nga e vërteta historike.

Ai ka apeluar që figura të tilla të mos përdoren për qëllime politike, duke e cilësuar një veprim të tillë si të turpshëm.

“Të akuzuarit do të kthehen ballëhapur e faqebardhë. Por ti, ku do të mbetesh? Si do të ndihesh kur historia të flasë me zë të qartë?”, ka përfunduar Hoxha

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.