Mehmeti: Trepça favorite sonte ndaj Bashkimit, dy grupet e tifozerive kanë qenë korrekte dhe fantastike

Publikuar më:

Super finalet e “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll po vazhdojnë me sfida interesante.

Garat shtesë kanë dhuruar emocione, dramë dhe adrenalinë. Trepça dhe Bashkimi kanë dhuruar spektakël e kështu pritet të jetë edhe sonte në palestrën ‘Minatori’.

‘Xehetarët’ po avancojnë me seri 2:1, ndërsa skuadra që shënon katër fitore, shpallet kampione e Kosovës.

Ish basketbollisti i jashtëzakonshëm dhe tashmë trajneri i mirënjohur, Artan Mehmeti, tha për ‘GazetaBlic Sport’ se Trepça hyn në lojë me një përparësi të madhe të terrenit vendas dhe me vetëbesim të lartë pas një paraqitjeje pothuajse perfekte në Prizren.

Megjithatë, sipas tij, do të jetë interesant të shihet nëse Bashkimi ka forcë të rikthejë avantazhin e terrenit, duke siguruar një fitore në Mitrovicë.

“Ndeshja e sotme pritet të jetë shumë interesante dhe me rëndësi të madhe për të dy ekipet. Trepça hyn në lojë me një përparësi të madhe të terrenit vendas dhe me vetëbesim të lartë pas një paraqitjeje pothuajse perfekte në Prizren. Nga ana tjetër, Bashkimi do të na tregojë sonte nëse ka forcë ta rikthejë avantazhin e terrenit, apo jo. Për ta arritur këtë, Bashkimi duhet të zhvillojë një lojë thuajse perfekte në Mitrovicë. Megjithatë, mendoj se Trepça ka përparësi dhe hyn si favorit në këtë ndeshje”, deklaroi fillimisht Mehmeti.

Tutje, Mehmeti dha komplimente të mëdha për dy tifo-grupet për atmosferën e mrekullueshme që kanë krijuar, ashtu siç pret të jetë edhe sonte në ‘Minatori’.

“Atmosfera në tribuna gjatë kësaj serie ka qenë fantastike. Shikuesit dhe grupet e tifozerive kanë qenë korrekte – diçka që e presim edhe sonte. Urojmë të kemi një ndeshje interesante dhe një mbështetje të drejtë dhe sportive nga tribunat”,përfundoi Mehmeti.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.