Berisha nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protestë

Publikuar më:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat ku paralajmëroi se në datë 16 do të mbahet një protestë në bulevardin Zogu i Parë.

Protesta do të mbahet në të njëjtën kohë kur në Tiranë pritet të mbahet Samiti i Liderëve të Europës.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16 në orën 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë, për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk zbaton asnjë rregull. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që do cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e atyre që vijnë por duam që ata të mësojnë se ka qenë i ftuar nga një narko-diktator”,tha Berisha.

Në deklaratën e tij Berisha pretendoi se votat u grabitën dhe se krimet elektorale do të evidentohen me shumë përgjegjësi nga Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

“Drejtuesit më të lartë të shërbimit informativ, u morën javë më parë me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të sigurimit të shtetit dhe aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës, duke shkelur ligje e çdo gjë. Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral. Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99,6%, pra kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta!”

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.