Aksident me fatalitet – Vdes shoferi i kamionit pas përplasjes së rëndë që ndodhi dje

Publikuar më:

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të premten pasdite në rrugën Komoran–Gllogoc, ku dy kamionë janë përplasur mes vete, duke lënë një viktimë dhe një të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur më 9 maj rreth orës 16:35 në fshatin Komoran, ku në këtë aksident ishin të përfshirë një kamionet Iveco me ngjyrë të bardhë dhe një kamion Mercedes.

Shoferi i kamionetit, Muhamet Baraliu, rreth 58 vjeçar, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor, por më 10 maj rreth orës 01:15 Sinjali mëson se ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Personi tjetër i përfshirë në aksident, B.M., rreth 48-vjeçar, ka mbetur i lënduar.

Njësitë e hetimeve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.