Prokuroria del me njoftim rreth tragjedisë ku një 34 vjeçar mbeti i vdekur e një grua e lënduar

Publikuar më:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se sot ka ndodhur një rast i rëndë në kryeqytet, ku një person ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara, po ashtu një grua u lëndua.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, rasti ka ndodhur në “Rrugën B” në Prishtinë. Viktima është një mashkull, trupi i të cilit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit,” thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Ndaj rastit është iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si “Hetim mbi vdekjen”, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave që çuan deri te vdekja e personit.

Prokuroria bën të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht këtë rast tragjik.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.