Lokja shqiptare e moshës 108 vjeçare çdo ditë i pi dy kanaçe Golden Eagle

Publikuar më:

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi e ka vizituar sot Sadije Bajrajn, loken 108 vjeçare, që më gjasë është personi më i vjetër në Kosovë.

“Në fshatin e vogël, por me zemër të madhe, në Kaznikun e kujtimeve të mia të shumta, posaçërisht të atyre të luftës, i bëra një vizitë lokes 108-vjeçare, Sadije Bajrajt, e cila jeton e kënaqur dhe e rrethuar me nipa, me mbesa e me familjarë të tjerë. E lindur më 15 mars 1917 në Dejnë (bijë Hoti), lokja ende është mirë me shëndet, shumë e dashur e me plot vullnet për jetë dhe e etur për biseda. Kishte një kujtesë të fortë dhe fliste me gjallëri për jetën, për punën e madhe, për jetën e mundimshme e për vuajtjet e saj. Kosi, djathi, buka e misrit, gjellërat dhe ushqimet natyrale e kanë mbajtur dhe e mbajnë të shëndetshme”, ka shkruar Latifi

Ajo që është interesante në këtë postim të Latifit, është fakti se lokja i konsumon në ditë dy kanaçe të pijes energjike Golden Eagle.

“Por, për dallim nga ajo që dëgjojmë çdo ditë në medie e rrjete sociale, lokja thotë që shëndeti i saj nuk do të ishte i plotë nëse nuk i pi 2 kanaçe në ditë me pijen energjike vendore, Golden Eagle.

U gëzua shumë për vizitën dhe u kënaqëm me të. E urova të ketë shëndet dhe të jetojë e gëzuar, kështu siç e pashë sot”, ka shkruar Latifi

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.