E rëndë: Një trup i pajetë dyshohet se është parë në Liqenin e Batllavës – Policia ende nuk e ka konfirmuar

Publikuar më:

Gazeta Sinjali mëson nga burime sinjalizuese në terren se sot në mesditë, në ujërat e Liqenit të Batllavës është dyshuar se është vërejtur një trup i pajetë.

Sipas burimit, rasti është sinjalizuar nga qytetarë që kishin kaluar pranë liqenit dhe kishin parë diçka të dyshimtë që ngjante me trup njeriu në sipërfaqe të ujit. Të njëjtit dyshohet se kanë njoftuar Policinë.

Megjithatë, deri në këto momente, organet zyrtare nuk e kanë konfirmuar rastin dhe nuk ka asnjë njoftim zyrtar për identifikim të mundshëm apo nxjerrje të trupit.

Gazeta Sinjali është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe do të raportojë menjëherë sapo të ketë informacion zyrtar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.