Rrëmbehet qytetari– Familja kërcënohet me zhdukje të të afërmit nëse nuk paguan shumën e kërkuar

Publikuar më:

Një rast makthi dhe tensioni të jashtëzakonshëm është raportuar në kryeqytet, që ka futur një familje të tërë në panik dhe pasiguri të thellë. Një burrë është marrë në mënyrë misterioze, dhe familjarët e tij janë kërcënuar me zhdukje të përhershme nëse nuk përmbushin kërkesat financiare të rrëmbyesve.

Sinjali mëson ekskluzivisht se më 04 maj 2025, rreth orës 00:40, në Stacionin Policor në Prishtinë është paraqitur S.K., rreth 45-vjeçare, së bashku me vajzën e saj A.B., rreth 21-vjeçare për të denoncuar rrëmbimin e bashkëshortit dhe babait të tyre, A.B., rreth 46-vjeçar.

Sipas deklaratës së tyre, rrëmbimi dyshohet të ketë ndodhur më 30 prill 2025, dhe që nga ajo datë, 46-vjeçari nuk është parë më fizikisht.

Ndërkohë, familja ka marrë mesazhe kërcënuese nga persona të panjohur, të cilët kanë kërkuar një shumë të caktuar parash në këmbim të lirimit të tij, duke përfunduar mesazhin me kërcënimin: “Nëse nuk paguani, do ta zhdukim”.

Lidhur me rastin është angazhuar Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda, ndërsa Prokurori kujdestar i krimeve të rënda ka urdhëruar hapjen e rastit penal për “Rrëmbim”.

Hetimet janë në fazë intensive, ndërkohë që autoritetet janë në kërkim të të zhdukurit dhe të personave të përfshirë në këtë akt kriminal.

Pista e hetimit në rastin konkret është koncentruar në motivin e borxhit, por nuk përjashtohet mundësia as për ndonjë fajdeje, thonë burimet brenda Prokurorisë. Ajo që mbetet edhe më tutje e hapur si pistë hetimi është edhe inskenimi i rrëmbimit për motive tjera.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.