Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore të mbajtur në fshatin Studime të Vushtrrisë, me rastin e 26-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe.
Edhe kësaj radhe, Kurti nuk pranoi të përgjigjej në pyetjet e gazetarëve, të cilat kishin të bënin me procesin ende të bllokuar të konstituimit të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit.
Pas përfundimit të akademisë, në ambientet përreth u dëgjuan brohoritje të fëmijëve që thërrisnin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Më pas, edhe disa pjesëmarrës të tjerë brohoritën emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.