Arrestohet djali i Currit, kidnapoi një person për para të fajdes

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Armir Osmanin si të dyshuar për rrëmbimm, fajde dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve , substancave psikotropike dhe analoge.

Jepi zë ka mësuar se personi i arrestuar është Armir Osmani, djali i Ismet Osmanit i njohur si Curri, familjar i presidentes, Vjosa Osmani.

Arrestimi është bërë në lagjen Pejton në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ka konfiskuar substancë narkotike të llojit kokainë si dhe 12 mijë euro.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot rreth orës 10:00, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë në lagjen Pejton, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një person i dyshuar për veprat rrëmbim, fajde dhe blerje,posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve , substancave psikotropike dhe analoge.

Në koordinim me prokurorin e shtetit – Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprakre, nga hetuesit policor është kryer një kontrollë/ bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, në Prishtinë, ku dyshohet se është mbajtur i rrëmbyer viktima.

Gjatë kontrollit, përveç disa provave që lidhen me rastin, nga ana e hetuesve janë gjetur dhe sekuestruar.
-një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë kokainë, si dhe

– para të gatshme mbi 12.000 euro (dymbëdhjetë mijë euro) të cilat dyshohet se janë përfituar me anë të veprës penale.

Personi i dyshuar:

-A.O, (mashkull), 21 vjeç, pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.