Votimi i Hartës Zonale në Mitrovicë ishte në rendin e ditës në Kuvendin Komunal.
Por ndodhi diçka që pak kush e kishte pritur, votimi dështoi.
Kundër ishte VV-ja dhe LDK-ja, e atyre befasisht iu bashkua edhe një votë e PDK-së.
Kujtojmë se për disa ndërtues, kjo hartë konsiderohet e dëmshme pasi kufizon ndërtimet shumëkatëshe dhe rrëzon vendimet e mëparshme të Komunës, duke ndaluar ose reduktuar mundësitë e ndërtimeve të larta, shkruan Jepi zë.