E rëndë: Humb jetën në aksident trafiku 32 vjeçari

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën.

Mësohet se personi që nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda si pasojë e vetaksidentit tragjik që ndodhi në fshatin Vogovë të Gjakovës është nga fshati Krum i Shqipërisë, Musli Pavdeja, 32-vjeçar.

Sipas burimeve, aksidenti ndodhi rreth orës 02:00, kur automjeti me targa shqiptare, ku ndodheshin tre persona, doli nga rruga dhe përfundoi në ujë, pasi goditi anësoret prej betoni të urës në fshatin Vogovë.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, një nga të rinjtë humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët u dërguan me lëndime të rënda në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë reaguar me shpejtësi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal janë duke vazhduar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.