Rast i rëndë: Një 30-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Publikuar më:

Një rast tragjik ka ndodhur në qytetin e Prizrenit pasditen e së martës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Insajderin se një person i moshës përreth 30-vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Ai është dërguar në urgjencën e Spitalit të Prizrenit pa shenja jete, sipas Bytyqit.

“Me datë 22.04.2025 rreth orës 16:45  policia ka marre informatën se dyshohet se një person  pa shenja jete është në urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në emergjencë nga mjeku kujdestar në emergjencë është informuat se në spital një person mashkull,  rreth 30 vjeçar është pa shenja jete dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Prizren.

Bytyqi ka shtuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit, ku trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.