“E kujton me mall gruaja e tij”: Fillojnë talljet në Kosovë pas vdekjes së Papa Françeskut

Publikuar më:

Vatikani njoftoi të hënën se ka vdekur në moshën 88-vjeçare Papa Françesku. Në një grup humoristik në Facebook u publikua një shpallje tallëse për vdekjen e tij.

“Njoftim: Njoftojmë të gjithë miqtë dhe familjarët se me datë 21.04.2025 u nda nga jeta më i dashuri ynë, Papa Françesku” – thuhet në shpalljen tallëse.

“Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 22.04.2025 në ora 18:–, në varrezat e qytetit në Arbëri, Prishtinë. Të pikëlluar thellësit, Familja Françesku” – shkruhet më tej.

Shpallja ishte e rrethuar me ngjyrë të gjelbër, e cila përdoret në njoftime mortore të myslimanëve.


Disa persona të tjerë e vazhduan talljen me komente të ndryshme në postim.

“E kan lan per neser se deri t’vjen ni vlla prej jashtit skish pas bileta per sot” – shkroi dikush.

“Xhenetli n dite pashkeve diq” – shkroi dikush tjetër.

“E kujton me mall gruaja e tij!” – ishte tallja e një tjetri.

Sidoqoftë, disave nuk u pëlqyen talljet me vdekjen e Françeskut. “E tepërt, unfollow e keni” – shkroi njëri prej tyre.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.